Pas debateve të pahijshme sot në parlamentin e Shqipërisë, mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit të tanishëm Edi Rama, ky i fundit publikoi një video-përgjigje në rubrikën “Përgjigja ime”, duke shfrytëzuan mesazhin e një vajze e cila i shkruante për fjalorin banal mes krerëve të shtetit, informon foldrejt.com
“Nuk e di sesi i dilet kësaj historie. Ka ikur koha kur prishte punë ajo kufomë politike, që kalbet sot në karrigen e deputetit pa nder dhe pa lavdi. Kjo tokë ka parë shumë të paudhë, por kurrë nuk e ka mbajtur mbi shpinë një prodhues rrenash, si ky farë burri pa din e pa iman, pa Bibël, pa Kuran, pa Kanun, pa Kushtetutë. Komunist i llojit më të zi.
Ky njeri ka hyrë në shtëpinë time si halldup, i pashoq, dhe i ka traumatizuar gruan, nënën, gjyshen dhe fëmijët. Ky është fabrikuesi i procesverbalit të një gjyqi që nuk ka ndodhur kurrë. Aty shkruhet monstruoziteti i mohimit nga ana ime të atësisë së djalit tim. Ky është përhapësi i kësaj gënjeshtre, se unë kam treguar me gisht tim atë si babanë e djalit tim. Kurrë nuk ka ndodhur.
Ndarja ime ka qenë krejt njerëzore në gjyq me mirëkuptim të palëve. Por ku lloj krokodili nuk ngopet, dhomë më dhomë, krevat në krevat dhe varr më varr”, tha Rama.