Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për fitoren e Përparim Ramës së LDK-së në Prishtinë.
Rama në një postim në Twitter ka thënë se është kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, shkruan lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
“Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama:
Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës.