Kryeministri Rama gjatë një takimi me gazetarë në New York teksa ka folur për rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Rama, ka shprehur gjithashtu qëndrimet e tij ndaj Rusisë, të cilat lidhen me situatën aktuale të krijuar atje rreth një konflikti të mundshëm të Rusisë me Ukrainën.
“Ne nuk kemi asnjë problem tonin me Rusinë. Rusia nuk është një vend armik. Rusia nuk është një vend kundërshtar. Unë këtë kam thënë në çdo instancë. Rysia nuk është armik i yni dhe as i aleancës tonë. Është një vend konkurrent për arsye të njohura të gjeopolitikës. Besoj që çdo mundësi çdo rast, çdo shans për komunikim duhet shfryrtëzuar maksimalisht”, tha kryeministri Rama./FolDrejt/