Qeveria shqiptare ka tërhequr vendimin nga Gazeta Zyrtare e cila lejonte nacionalizimin e arbitrar të tokave të minoritetit grek në jug të vendit, shkruan gazeta më e madhe greke Kathimerini, duke u mbështetur te burimet diplomatike greke, njofton foldrejt.com.
“Ky është hapi i parë për të kompletuar thirrjen tonë kundrejt vendimit të papranuar të palës shqiptare që prek minoritetin grek edhe minonte gjasat për perspektivën europiane të Shqipërisë në BE,” shkruan më tutje media greke.
Greqia zyrtare thekson se një ndër kushtet kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE është respektimi i të drejtave të minoriteteve. Kjo të kujton atë thënie që bën çfarë të them unë, por jo çfarë bëj unë!/Foldrejt.com