Aktivisti dhe analisti nga Kosova Rron Gjinovci ka propozuar që Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, të shpallet nongrata, shkruan Fol Drejt.
Ndonëse nuk ka dhenë një arsye rreth këtij propozimi, duket që ajo ka të bëjë me aktin e fundit të Ramës, në lidhje me çështjen e Asociacionit:
“Edi Rama, dosti i Vuçiçit meriton non-grata nga Kosova. Edhe me kete rast terheqje te ambasadorit te Kosoves nga vendi momentalisht ma proserb ne Ballkan” – ka shkruar Gjinovci.
Në një status në vijim ai e shtjellon më tej arsyen:
“Për fatin e Kosovës flet populli i saj përmes institucioneve të veta të dala prej zgjedhjeve demokratike të cilat në Shqipni dhe Serbi nuk ndodhin.”
Ua kujtojmë se sot gjatë një konference për media Edi Rama ka treguar se ua ka dorëzuar një draft status Emmanuel Macron-it dhe Olaf Scholz./FolDrejt/