Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në forumin e GLOBSEC foli për dislokimin e ushtrisë së Serbisë në kufirin me Kosovën, shkruan Fol Drejt.
Ai ka vlerësuar se e gjitha është një shfaqje:
“Është një shfaqje. Ushtria serbe në kufirin e Kosovës ka zero fuqi.
Është njësoj sikur ushtria meksikane të shfaqej në kufijtë me Shtetet e Bashkuara. Çfarë mund të bëjë? Absulutisht asgjë” – ka thënë Rama./FolDrejt/