Edith Durham
Sipas Edith Durham, i gjithë qytetërimi i Gadishullit të Ballkanit është me origjinë bizantine, dhe ky qytetërim, veproi në mënyra të ndryshme nga ai i Perëndimit, pati qëllime dhe ideale të tjera, informon foldrejt.com.
Qysh prej atëherë Perëndimi ka zhvilluar një qytetërim që e quan aq të përsosur sa ka përdorur çdo përpjekje për t’ia imponuar botës edhe sot si Plaku i Vjetër tek “Aliçia,” duke:
“Shtytur me tërbim këmbën
E anës së djathtë në këpucën
E këmbës së mëngjërtë”.
Trazirat më të shumta të shteteve të vogla të Ballkanit të sotëm, vijnë nga fakti që ata kanë marrë ideja nga të Perëndimit, të cilat nuk u përshtaten atyre dhe që duan t’i bëjnë të përshtatshme me të shpejtë e me zor, vijon më tutje Edit Durham në librin e saj “Brenga e Ballkanit”, shkruar më 1905.
Në fund Edith Durham që pa ndrojë mund të njihet si një albanofile, thekson diçka që (mbase) duket aktuale edhe sot.
“Historia në Gadishullin Ballkanik përsëritet me rrjedhshmëri të çuditshme. Popujt e tij nuk i kanë larë hesapet deri në fund me njëri-tjetrin, por kanë qenë përherë të dërrmuar nga një armik i përbashkët.”
Mos vallë tashmë është Franca armiku jonë i përbashkët? Ose emigrimi masiv? Ose shtrirja e madhe e ndikimeve turko-ruso-kineze?/Foldrejt.com