Mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga, i cili është vetëm 20 vjeç, ka arritur të hyjë në 11-shen fillestare të skuadrës këtë sezon dhe Carlo Ancelotti ka shkuar aq larg sa ka thënë se ai është i paprekshëm në klub, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
“Camavinga është i paprekshëm për ne – gjithashtu në të ardhmen jam i sigurt se ai do të qëndrojë i tillë”, deklaroi Ancelotti.
“Ai bën disa gabime, por luan lojëra aq të mira sa të gjithë i harrojnë ato – ai është i paprekshëm.” /FolDrejt/