Ka filluar një trend në rritje i publikimeve të audi-incizimeve nëpër Europë. Pas skandalit në Ibica, ku zv.kancelari austriak Heinz Strache u detyrua të jap dorëheqje, kanë shpërthyer edhe incizime të cilat bëjnë me dije shpërdorimin e detyrave zyrtare nga funksionarët e lartë partiak në Shqipëri, Maqedoni Veriore dhe Bosnjë.
Siç shkruan media austriake “Der Standard” në Bosnjë dhe Hercegovinë qarkullon një video skandaloze kundër shefit të Këshillit të Drejtësisë boshnjake Milan Tegeltija, funksionarit të njësive speciale, Marko Pandza dhe biznesmenit Nermin Alesevic. Biseda e tyre duhet të ketë ndodhur në nëntor 2018 ku biznesmeni i ofron ryshfet që një proces gjyqësor të përfundojë sa më shpejtë.
Videoja ka sjellë protesta të qindra boshnjakëve përballë objektit të Këshillit të Drejtësisë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Tegeltijas.
Për dallim nga Austria, video-skandalet nuk kanë sjellur dorëheqje të politikanëve nëpër Ballkan. Veçanërisht Bosnja me sistemin trilateral e ka thuajse të pamundur të vendosë shtetin ligjor. Një shpresë për Bosnjën është juristi gjerman Reinhard Priebe, i cili nxori nga kriza Maqedoninë Veriore në 2017. Ai pritet të analizojë më mirë sistemin e funksionimit boshnjak dhe të përpilojë një masë konkrete në vjeshtë./Foldrejt.com