Kontributi dhe shkëlqimi i shqiptarëve në fusha të ndryshme duket se po shkon me hapa të shpejtë, teksa talentë nga Shqipëria e Kosova po shkëlqejnë me aftësitë e veta, duke i dhënë ndihmë botës humane në të gjitha aspektet.
E ndër këta talentë, është edhe shqiptarja nga Shkodra, Egesta Lopçi, e cila me kontributin e saj po ndriçon studimet shkencore në fushën e mjekësisë.
Shkodranja Egesta Lopci është hulumtuese në Spitalin e Milanos e cila veç tjerash thotë:
“Pa hulumtime shkencore, në çdo dy sekonda mund të vdiste nga një njeri nga kanceri deri në vitin 2030“.
Siç jep informacione edhe një faqe Xhamitë e Tiranës, Egesta Lopçi, është studiuese e avancuar e mjekësisë bërthamore. Së fundmi ajo është nderuar me një tjetër çmim ndërkombëtar për kërkimet shkencore të luftimit të kancerit.
Dr. Lopçi që prej 22 vitesh jeton, studion e punon në Itali. Disa nga angazhimet shkencore janë puna si mjeke në spitalin “Humanitas” në Milano, relatore për masterin e hematologjise pediatrike në “La Sapienza” në Romë, anëtare e Komisionit Pediatrik dhe Etik në Shoqaten Europiane të Mjekesisë.
Ndërkaq, vetë Egesta ka publikuar edhe disa prej librave shkencorë në të cilat ajo është bashkautore: