Egjipti planifikon të instalojë pajisje për të monitoruar lëvizjet e peshkaqenëve, pas sulmit të javës së kaluar në Detin e Kuq, raportojnë mediat lokale.
Një turist rus (28-vjeçar) vdiq pasi u sulmua nga një peshkaqen tigër dhe u tërhoq zvarrë nën ujë në qytetin e Hurghada më 8 qershor, shkruan AA.
“Pas sulmit, Ministria e Mjedisit mori vendim të vendosë pajisje monitoruese brenda pak ditësh për të monitoruar lëvizjen e peshkaqenëve, veçanërisht të peshkaqenëve tigër, në Detin e Kuq”, raporton gazeta “Al-Masry Al-Youm”. /FolDrejt/