Cristiano Ronaldo kontribuoi me dy asistime në ndeshjen e Al Nassr këtë herë.
Al Nassr zhvilloi mbrëmë ndeshjen e xhiros së 17 të kampionatit, kundërshtari ishte Al Taawon. Skuadra lidere e ligës Al Nassr arriti një tjetër fitore me rezultat 2:1. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Abdulrahman Ghareeb në minutën e 17-të, ndërsa të dytin Abdullah Madu në minutën e 78-të.
Po Cristiano Ronaldo? Sulmuesi portugez i Al Nassr, futbollisti më i paguar në botë, nuk shënoi këtë herë. Megjithatë, futbollisti portugez, i cili erdhi në Al Nassr pas ndërprerjes së kontratës me gjigantin anglez Manchester United, nuk i zhgënjeu mbështetësit e klubit të tij të ri.
Portugezi, që nuk është aspak e zakonshme për të, kontribuoi me dy asistime! I pari ishte shumë i bukur, ishte një pasim tipik përpara në hapësirë. Tjetri… ishte më shumë rastësi se i qëllimshëm. Por, përsëri konsiderohet si pasim. Dhe kështu statistikat e Ronaldos në Al Nassr, përveç golave, iu shtuan edhe asistime.
Më poshtë mund t’i shihni dy asistimet e Ronaldos dhe golat nga Ghareeb dhe Madu. /FolDrejt/
Cristiano Ronaldo with the vision 🎁
(via @SPL)pic.twitter.com/Z69IdgMvYB
— B/R Football (@brfootball) February 17, 2023
Ronaldo's second assist of the day, just as he planned it 🧠
(via @SPL)pic.twitter.com/6LOc59BZJ0
— B/R Football (@brfootball) February 17, 2023