Në ndeshjen e fundit të së shtunës të Bundesligës, Eintracht dhe Borussia Moenchengladbach luajtën 1:1 në Frankfurt.
Mysafirët kaluan në epërsi të hershme kur Hofmann goditi rrjetën në minutën e 13-të dhe mbajtën epërsinë deri në minutat e fundit të ndeshjes. Në minutën e 83-të golin e barazimit për 1:1 e ka shënuar përfaqësuesi francez, Kolo Muani.
Kjo është ndeshja e shtatë radhazi në ligë për Eintrachtin pa fitore. Eintracht është i shtati në renditje, kurse Borussia Moenchengladbach është në vendin e dhjetë, transmeton Fol Drejt.