Kryeministri britanik Boris Johnson ka mirëpritur vendimin e gjashtë klubeve të Premier Ligës për të mos mbështetur elitën kontroverse “Super Liga”, e cila mund të shkundë futbollin evropian.
Vendimi i 20 prillit për tërheqje, ka ardhur dy ditë pasi klubet britanike, përfshirë Manchester United, Arsenal, dhe Chelsea, kanë thënë se do t’iu bashkoheshin ekipeve spanjolle dhe atyre italiane në garë. Super Liga e re, me bazë në Madrid, është prezantuar më 18 Prill, me 12 klube.
Aty përfshihen klubet e mëdha spanjolle si Real Madrid dhe Barcelona, si dhe ato italiane AC Milan dhe Juventus. Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) dhe Federata Botërore e Futbollit (FIFA), kanë kërcënuar me ndalesa dhe sanksione grupet që synojnë të krijojnë ligë rivale.
Tifozët, lojëtarët dhe menaxherët kanë folur hapur për këtë çështje dhe me raste u janë bashkuar publikisht protestave për Super Ligën. “E mirëpres njoftimin e natës së kaluar”, ka thënë Johnson më 21 Prill.
“Ky është rezultati i duhur për tizofët e futbollit, klubet dhe komunitetin në gjithë shtetin. Ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë lojën tonë kombëtare”.