Të paktën 57 persona humbën jetën në aksidentin më vdekjeprurës hekurudhor të Greqisë, kur një tren me shpejtësi të lartë u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës.
Misioni i shpëtimit mbetet edhe sot në vendin e aksidentit, por gjithnjë e më pak ka shpresa se ka ende të mbijetuar. Një numër i madh pasagjerësh në tren ishin studentë, të cilët po ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë. Punonjësit e hekurudhave në Greqi vazhdojnë sot grevën e tyre, përcjell Fol Drejt.
Nga përplasja e dy trenave sipas informacioneve të fundit kanë humbur jetën 57 persona, në spital 48 persona, gjashtë prej tyre janë plagosur rëndë dhe 56 pasagjerë rezultojnë të zhdukur. /FolDrejt/