Rreth 296 orë, ose 12 ditë, pasi tërmeti i parë shkatërrues goditi pjesën jugore të Turqisë, tre persona, duke përfshirë një fëmijë, u shpëtuan nga nën rrënojat e një ndërtese në Antakya.
Një grua, një burrë dhe një fëmijë, identitetet e të cilëve ende nuk dihen, janë shpëtuar, përcjell Fol Drejt.
Ekipet e shpëtimit, mes të cilëve edhe shpëtimtarë nga Kirgistani, pas nxjerrjes së të plagosurve ua dorëzuan shërbimin mjekësor dhe më pas u transportuan në spital.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me epiqendrën e tyre në provincën Karamanmaraş, goditën 11 provinca, duke shkatërruar mijëra ndërtesa dhe duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz.
Sipas të dhënave të fundit, tërmetet në Turqi dhe Siri morën më shumë se 45 mijë jetë njerëzish dhe një numër i madh njerëzish janë ende të zhdukur./FolDrejt/