Një ekip i CNN dëgjoi të paktën pesë shpërthime në Kiev të mërkurën.
Nuk ishte e qartë nëse shpërthimet ishin goditje në tokë, apo zhurma e përgjimeve të mbrojtjes ajrore.
Një paralajmërim për sulm ajror ka qenë në fuqi në Kiev që nga ora 12:49. Koha lokale.
Rusia ka përqendruar një seri sulmesh të fundit në kryeqytetin ukrainas, duke goditur objektet kryesore të energjisë dhe duke lënë të vdekur shumë civilë.
Të paktën pesë persona u vranë të hënën dhe të paktën tre persona vdiqën në sulmet të martën./FolDrejt/