Një aeroplan me 77 specialistë të kërkim-shpëtimit nga Mbretëriame e Bashkuar, pajisje moderne dhe katër qen kërkimi është ulur në Gaziantep në Turqinë juglindore, tha Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Ekipi përbëhet nga zjarrfikës dhe staf tjetër me nga 14 shërbime zjarrfikëse dhe shpëtimi nga i gjithë vendi, tha departamenti.
Pajisjet e tyre përfshijnë pajisje dëgjimi sizmike, pajisje për prerjen dhe thyerjen e betonit dhe mjete për të mbështetur dhe grumbulluar mbeturinat.
Kujtojmë se, sipas Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, tre shtetas britanikë janë zhdukur pas tërmeteve në Turqi dhe Siri. /FolDrejt/