Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës njoftoi në Twitter se një ekip i UNESCO-s ka mbërritur në qytetin jugor të Odesës për të “shqyrtuar dëmet e shkaktuara nga pushtuesit rusë të Trashëgimisë Botërore”, shkruan Al Jazeera.
Në javët e fundit qyteti ka qenë subjekt i valëve të sulmeve me raketa dhe dron, të cilat kanë shkatërruar dhe dëmtuar disa monumente të rëndësishme arkitekturore.
“Rusët qëllimisht i drejtuan raketat e tyre në qendrën historike të qytetit të Odesës, i cili është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Gjithçka që u ndërtua me punë të palodhur nga arkitektë të mëdhenj tani po shkatërrohet nga çnjerëzit cinikë”, tha të hënën Oleh Kiper, Guvernatori i Rajonit të Odesa-s.
Një nga vendet kulturore të dëmtuara në sulmet e fundit është Shtëpia e Shkencëtarëve, të cilës ministria iu referua në tweet-in e saj.