Skuadra gjermane më 24 shkurt hoqi reklamën e Gazprom në fanellat e saj, pas sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Bashkëpunimi midis Gazprom dhe Schalke 04 ka vazhduar që nga viti 2007.
Klubi gjerman i Bundesligës 2, Schalke 04, ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit për sponsorizim me kompaninë ruse të energjisë Gazprom, shkruan AA.
“Bordi i Drejtorëve të Schalke 04, me miratimin e bordit mbikëqyrës të klubit, ka vendosur të ndërpresë partneritetin midis Schalke 04 dhe Gazprom përpara përfundimit të marrëveshjes”, thuhet në deklaratën e klubit.
Njoftohet se drejtuesit e Schalke 04 u takuan me zyrtarët e sponsorit kryesor Gazprom dhe se informacione të hollësishme mbi këtë temë do të jepen më vonë, transmeton Fol Drejt.
Thuhet se ky vendim nuk do të ndikojë në kapacitetin financiar të klubit dhe se në të ardhmen e afërt do të gjendet një sponsor i ri.
Skuadra gjermane më 24 shkurt hoqi reklamën e Gazprom në fanellat e saj, pas sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Bashkëpunimi midis Gazprom dhe Schalke 04 ka vazhduar që nga viti 2007./FolDrejt/