Eklipsi i parë diellor i vitit do të jetë i dukshëm në shumë pjesë të Evropës sot.
Do të krijojë një “unazë zjarri” ose eklips unazor sepse dielli do të shihet si një unazë rreth hënës.
Një eklips diellor ndodh në fazën e një hëne të re kur ajo lëviz drejtpërdrejt midis diellit dhe Tokës. Kjo bën që hëna të bllokojë dritën nga dielli dhe të hedhë një hije në Tokë.
Ngjashëm me një eklips të pjesshëm, një eklips unazor nuk mbulon tërë hënën. Kjo sepse hëna është në distancën e saj më të largët nga Toka, kështu që dielli duket pak më i madh se hëna.
Ndërsa hëna kalon para diellit, ajo duket si një disk i errët me një unazë të ndezur. Kjo paraqitje është arsyeja pse është quajtur “unaza e zjarrit”.
Pamja e rrallë do të jetë plotësisht e dukshme vetëm nga njerëzit që jetojnë në gjerësinë më të lartë, në Kanada veriperëndimore, në veriun e largët të Rusisë, Grenlandën dhe Polin e Veriut, raporton euronews, përcjell FolDrejt.com.
Eklipsi unazor do të jetë gjithashtu i dukshëm, por vetëm pjesërisht, në veriperëndim të Amerikës së Veriut, në pjesën më të madhe të Evropës, përfshirë Francën dhe Britaninë e Madhe, si dhe pjesë të Azisë. /FolDrejt.com/