Hekuran Murati ka thënë se vendi ka tejkaluar shifrën prej 400 vendeve aktive të punës, shkruan Fol Drejt.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se për herë të parë ekonomia e Kosovës ka tejkaluar këtë shifër, për sa u përket vendeve aktive të punës.
“Kjo është dëshmia më e mirë që politikat tona të punësimit po funksionojnë. Punësimi ka qenë prioritet që nga dita e parë, si njëra nga shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës – Punësim e Drejtësi.”, ka shkruar ndër të tjera Murati në Facebook.
Ky është statusi i tij i plotë:
Për herë të parë, ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës.
Sipas shifrave zyrtare të deklaruara në ATK, në fund të tremujorit të dytë sivjet, kemi pasur të regjistruara 404,965 vende pune aktive.
Kjo është dëshmia më e mirë që politikat tona të punësimit po funksionojnë.
Punësimi ka qenë prioritet që nga dita e parë, si njëra nga shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës – Punësim e Drejtësi.
Disa nga masat e punësimit:
🟢 Qeveria për Familjet – secila familje një të punësuar
🟢 Mbështetja e punësimit të grave
🟢 Mbështetja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara
🟢 Mbështetja e zanateve
🟢 Mbështetja e start-ups
🟢 Superpuna
Përveç këtyre masave direkte, gjithashtu kemi:
🔵 shtuar subvencionet në bujqësi
🔵 mbështetur kreditë investive për prodhuesit
🔵 filluar shkollimin dual
🔵 dhënë bursa për studime në STEM
🔵 shpërndarë voucher për kurse në IT
Si dhe shumë masa, veprime e lehtësime tjera të cilat po japin rezultat dita ditës.
Punë dhe Drejtësi!