Ekonomia e Rusisë u tkurr me më shumë se 2 për qind gjatë 11 muajve të fundit, tha kryeministri Mikhail Mishustin gjatë një takimi qeveritar të transmetuar në televizion, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Rubla gjithashtu u dobësua ndjeshëm të mërkurën, duke rrëshqitur në pikën 72 kundrejt dollarit, pasi sanksionet ndaj naftës ruse dhe ndikimi i tyre i mundshëm në të ardhurat nga eksporti ushtronin presion mbi valutën ruse.
Rubla humbi rreth 8 për qind kundrejt dollarit javën e kaluar.
Ministria e financave ka thënë se rënia e fundit lidhet me rimëkëmbjen e importeve. /FolDrejt/