Mediat serbe kanë raportuar së fundmi se ministri serb i Tregtisë Tomislav Momiroviq ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Serbisë dhe Kinës, i cili zyrtarisht fillon negociatat për tregtinë e lirë mes dy vendeve, shkruan Fol Drejt.
Megjithatë në opinionin serb ekziston një dilemë nëse ky vërtet paraqet një hap të madh drejt forcimit të ekonomisë së vendit tonë, duke pasur parasysh se përveç kanaleve të eksportit, hap edhe kanale importi.
Eksportet e Serbisë në Kinë në vitin 2022, sipas Byrosë së Statistikave, arritën në 1.1 miliardë euro, që është 37.5 për qind më shumë se një vit më parë. Në drejtimin tjetër kanë mbërritur mallra për rreth 4.7 miliardë euro, që është një rritje prej po ashtu të lartë 34.5 për qind ose 12 miliardë euro në terma absolutë.
Kina merr pjesë me katër për qind në eksportet e Serbisë dhe me 12.1 për qind në importe, sipas të cilave janë në vendin e parë si destinacion nga i cili importojmë më shumë.
Deficiti në tregtinë me Kinën vitin e kaluar arriti në më shumë se 3.6 miliardë euro./FolDrejt/