Ekonomia e Gjermanisë ka evituar për pak rënien në recension gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar.
Ekonomia më e madhe e Evropës nuk ka regjistruar rritje në tremujorin e katërt të 2018 dhe kjo është konfirmuar nga Zyra Federale e Statistikave. Kjo do të thotë se vendi ka evituar dy tremujorë radhazi kontraktim, që zakonisht do të thotë recesion.
Një performancë e dobët në tregti ka rënduar mbi ekonominë gjermane, ndërkohë që shpenzimet e konsumatorëve kanë mbetur të ulëta. Rritja e munguar e shënuar në periudhën tetor-dhjetor 2018 pason një kontraktim prej 0.2 për qind në tremujorin e mëparshëm.
Shkak për ngadalësimin e rritjes, vitin e kaluar, është edhe një ngadalësim i ekonomisë botërore dhe sektorit më të dobësuar të automobilave me konsumatorët gjermanë që gjithnjë e më pak kanë blerë makina të reja, në mesin e konfuzionit mbi standardet e reja të emetimeve.
Për më tepër, niveli i ulët i ujit në lumenj, veçanërisht në Rin, ka prekur rritjen duke frenuar lëvizjen e mallrave.