Fol Drejt
E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Ekonomia gjermane në “recesion teknik”

2 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ekonomia gjermane po lëkundet. Shënohen rënie në industrinë e makinerive, elektroteknike dhe industrinë kimike. Shtohen shqetësimet për ekonominë e përgjithshme.

Në fillim të gjysmës së dytë të vitit, gjendja në ekonominë gjermane u përkeqësua papritur. Klima e biznesit sipas Ifo ka shënuar rënie në korrik nga 88.6 pikë në muajin e kaluar në 87.3 pikë. Rënie e klimës së biznesit është shënuar për të tretën herë radhazi, njoftoi Instituti ifo i Mynihut në sondazhin e tij me rreth 9.000 menaxherë. Ekspertët prisnin një rënie më të vogël.

Klima e biznesit është e turbullt në të gjitha fushat. Në industrinë e ndërtimit, treguesi ra në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2010. Kjo degë e industrisë vuan prej kohësh për shkak të rritjes së ndjeshme të normave të interesit dhe kostove të larta të ndërtimit. “Situata në ekonominë gjermane po bëhet gjithnjë e më e zymtë,” tha presidenti i Ifo, Klemens Fuest. Kompanitë janë dukshëm më të pakënaqura, veçanërisht me zhvillimet aktuale të biznesit. Ndërkohë që janë përkeqësuar edhe pritjet e bizneseve.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Nuk ka rreze shprese në industri

Sipas institutit ifo, Gjermania tani kërcënohet me një “recesion veror”, pas të ashtuquajturit “recesion dimëror”. “Faza e dobësisë në ekonominë gjermane po vazhdon,” tha Klaus Wollrabe, nga ifo. Prodhimi i brendshëm bruto pritet të bjerë në tremujorin e tretë, pas ngecjes së shënuar në pranverë. “Kompanitë mund të përpunojnë më mirë bizneset aktuale, sepse pengesat e furnizimit po zvogëlohen,” tha Wohlrabe. “Por ato kanë më pak porosi të reja.”

Nuk ka pothuajse asnjë fije shprese në industri. Ndërkohë sektori i inxhinierisë mekanike dhe elektrike si dhe industria kimike janë dobësuar kohët e fundit. Kërkesa nga jashtë është gjithashtu mjaft e dobët. “Nuk duhet të presim ndonjë rritje në fushën e eksporteve”, tha eksperti i ifo.

Ekonomia jep sinjale negative

Vëllimi i ekonomisë gjermane ka shënuar rënie në fund të vitit 2022 dhe në fillim të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Që atëherë në Gjermani ka një të ashtuquajtur recesion teknik. Sipas Bundesbank, ekonomia duhej të rimëkëmbej pak në tremujorin e dytë. Por rreziku i një recesioni që zgjat deri në fund të verës është rritur në mënyrë dramatike.

Për Jörg Kremer, kryeekonomist në Komerzbank, rënia tregon “një tkurrje të vazhdueshme të ekonomisë gjermane edhe në gjysmën e dytë të vitit”. “Ka shenja recesioni edhe në pjesën tjetër të Eurozonës,” tha Kremer. Edhe Jens-Oliver Niklas, ekonomist në LBBW, thotë: “Ne jemi në një recesion dhe nuk do të dalim nga ai shpejt. ”

Ndërsa Jörg Zeuner nga Union Investment, sheh një lidhje midis ekonomisë dhe tregut të aksioneve: “Fakti që indeksi i klimës së biznesit ifo vazhdon të bjerë dhe çmimet në bursë po rriten sërish, tregon edhe një herë se ekonomia reale dhe tregjet financiare janë të ndërthurura ngushtë, por që nuk janë gjithmonë reflektim i njëri-tjetrit”.

Ndërkohë që tregjet e kapitalit presin fundin e ciklit të rritjes së normave të interesit dhe e shikojnë me shumë shpresë temën e inteligjencës artificiale, sipas Zeuner, efekti i plotë frenues i politikës më të shtrënguar monetare po ndikon tashmë në ekonominë reale. “Kjo është arsyeja pse ne këtë vit nuk presim ndonjë hop në zhvillimin ekonomik,” thotë ai./DW

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kush kë do ta mund në luftën për dominim në fushën e Inteligjencës Artificiale, ShBA-të, apo Kina?

Lajmi tjetër

Ministri Sveçla priti në takim shefin e ri të UNDP-së në Kosovë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM