Shefat e qeverive të Greqisë dhe Maqedonisë do të shpërblehet për zgjidhjen e një kontesti shumëvjeçar në Konferencën e Sigurisë në Mynih, shkruan foldrejt.com. Çmimi me të cilin do nderohen Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev është Ewald-von-Kleist-Preis, bëri të ditur vetë shefi i konferencës Wolfgang Ischinger të premten nga Mynihu.
Çmimi vjen si pasojë e ndryshimit të emrit të Maqedonisë dhe hapjen e rrugës euro-atlantike të Shkupit zyrtar.
Konferenca e Mynihut do mbahet nga 15 deri 17 shkurt dhe është takimi më i madh botëror i ekspertëve rreth temës së sigurisë. Kësaj here në konferencë do marrin pjesë deri në 100 ministra dhe 40 presidentë e kryeministra./Foldrejt.com