Të martën u takuan përfaqësues të lartë europianë që ti japin një mesazh pozitiv integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, megjithatë, ndodhi e kundërta.
Francezët vijojnë të mbrojnë bllokimin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë dhe shfaqën plane tjera të hënën. Ata kërkojnë që përpara zgjerimit të BE, të ndodhën reforma e procesit të zgjerimit, shkruan SPIEGEL, përcjell foldrejt.com.
Katër principet për integrim
Media gjermane ka zbuluar edhe katër principet që kërkon Franca:
- Vendet kandidate duhet të afrohet afër BE, në vend që bisedimet të organizohen mbi “blloqet politike”.
- Duhet të zbatohen strikt dhe të sigurohen afatgjatë normat dhe vlerat europiane si shteti i së drejtës.
- Duhet të ketë masa konkrete për vendet kandidate si mbështetje më e madhe financiare.
- I gjithë procesi mund të jetë reversibile (e kthyeshme).
Ndaj idesë franceze kanë reaguar ashpër shumë shtete tjera europiane, veçanërisht Finlanda dhe Austria, që thanë se po rrezikohet Ballkani Perëndimor dhe se gjashtë shtetet nuk kanë alternativë tjetër përveç BE. Por ky është Brukseli, që secili shtet ka mundësinë e veto./Foldrejt.com