Ekipet e EOD-së të Gardës Kombëtare të FSK-së, në bashkëpunim me Ekipin e EOD-së të KFOR-it Amerikan të mbeshtetura nga ekipi Xhenjos, kanë asgjësuar përfundimisht bombën Mk 84 (907 kg) e gjetur gjatë deminimit në fshatin Merdare, operacioni është mbyllur me sukses pas 14 orësh punë dhe bomba nuk paraqet rrezik më për qytetarët e Republikës së Kosovës, transmeton FOl Drejt.
Shkatërrimi është bërë në ambiente të kontrolluara dhe sipas kushteve dhe standardeve më të larta të sigurisë ,forma e shkatërrimit të bombës ishte shpërthim më fuqi të ultë ku është ruajtur shumica e trupit ,që do të përdoret në të ardhmen për trajnime të pjesëtarëve në këtë fushë.
Kompania e Deminimit e FSK-së është e përkushtuar të punoi për të krijuar një ambienti të sigurtë për të gjithë qytetarët.