Në intervistën e saj të parë si ministre e mbrojtjes në Gjermani, Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU), për prestigjiozen gjermane Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung (F.A.S.) ka premtuar një rritje konstante të shpenzimeve ushtarake deri sa të arrihet qëllimi i 2 përqindëshit – kërkuar me normativë të NATO, përcjell foldrejt.com. Ajo çdoherë “ka kritikuar” uljen e shpenzimeve ushtarake sipas planeve të deritanishme mbi mbrojtjen.
Përveç kësaj, AKK më tutje ka thënë se NATO është “shpirti i Europës” dhe baza e sigurisë kombëtare të Gjermanisë. Përkundër disa mosmarrëveshjeve me administratën e re amerikane, ajo shtoi se përsëri “marrëdhëniet gjermano-amerikane mbeten të patrazuara”.
Në lidhje me zhvillimet brendapartike, si shefe e Angela Merkelit në partinë CDU, Kramp-Karrenbauer tha se është në “diskutim permanent” më kancelaren gjermane. Dhe kjo lidhet edhe me vendosjen e Ursula von der Leyen që të zgjidhej në krye të Brukselit.
Në fund Kramp-Karrenbauers, bëri me dije se vetë zgjodhi të jetë në krye të ministrisë së mbrojtjes, pasi të shmangte kontestimet brendapartiake./Foldrejt.com