Duke u mbështetur në Ministrinë për Punë Sociale në Gjermani, nga 1 nëntori 2015 deri 30 qershori 2017, në vendin gjerman si punëtorë kanë emigruar si vijon:
“Nga Shqipëria 8706 persona, nga Bosnja dhe Hercegovina 27.071, nga Mali i Zi 2480, nga Maqedonia e Veriut 12.498, nga Kosova 41.105, kurse nga Serbia 25.465 persona,” përcjell ekskluzivisht në shqip, foldrejt.com.
Gjatë asaj periudhe, kur kërkohej edhe një kontratë pune në Gjermani, rreth 80 përqind kanë fituar vizën e punës, kurse 20 përqind nuk e kanë merituar. Pra, nëse nuk do ekzistonte barriera e vizës, numri i të larguarve do ishte edhe më i madh./Foldrejt.com