Tre policët e rrëmbyer më 14 qershor nga forcat speciale të Serbisë, do të lirohen. Këtë vendim e ka marr Gjykata në Kralevë, transmeton Fol Drejt.
Sipas portalit Telegrafi, vendimi për lirim është marrë para pak minutash. Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, qenë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës në një pikë të quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës.
Pas publikimit të dëshmive nga ana e Qeverisë së Kosovës, Beogradit zyrtar iu bë presion nga bashkësia ndërkombëtare për lirimin e tyre.
Pas këtij akti, pritet që të ulen tensionet dhe procesi i bisedimeve, t’i kthehet ritmit normal./FolDrejt/