Edhe pak ditë, nga 1 marsi 2020, futet në fuqi ligji i ri i emigracionit në Gjermani, që kryesisht lidhet me personat jashtë BE-së që kërkojnë të gjejnë një punë në Gjermani. Nga ky ligj në mënyrë të drejtpërdrejtë përfitojnë nënshtetasit e Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Tashmë banorët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, mjaftojnë të tregojnë një kontratë pune në Gjermani dhe që të emigrojnë ligjërisht atje, shkruan foldrejt.com.
Përpara tre vjetësh Gjermania aplikoi një ligj për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku kishte plot 200 mijë aplikime me kontratë pune, por vetëm një e treta (31 përqind) e tyre në fund morrën një vizë pune. Pra tashmë nga ligji i ri, prej 1 marsit, do përfitojnë të gjithë tjerët.
Më së shumti mund të “përfitojnë” por edhe të “humb” Kosova rininë e saj, ku rreth gjysma e saj janë të papunë. Por kjo vlen edhe për shqiptarët në Maqedoni dhe Shqipëri.
“Nga 2017 deri 2018 në ambasadën gjermane në Prishtinë kanë ardhur edhe dy punëtorë,”, shkruan media gjermane Tagesspiegel.de, përkundër që numri i aplikimeve nga të rinjtë shqiptarë u rrit ndjeshëm dhe kishte për më shumë punëtorë në ambasadën gjermane.
Prej tani në Kosovë ka një problem në sektorin e ndërtimit, ndërsa kjo do përkeqësohet edhe më shumë pas 1 marsit.
Ligji i ri i emigracionit në Gjermani do vlejë deri në fund të 2020, për të shikuar suksesin e ligjit dhe vetëm më pas do vendoset për zgjatjen ose jo të vendimit.
Shefat e firmave shqiptare tashmë duhet menjëherë të mendojnë për rritjen e rrogave të punëtorëve, pasi sëbashku me firmat e tyre mund të zhbëhen edhe shtetet tona!/Foldrejt.com