Dibër, 21 mars, Zhurnal.mk – Agjencia e Lajmeve Zhurnal nga burime mbrenda partiake mëson se sonte në afatin e fundit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të 21 prillit. Aleanca për Shqiptarët e prishi koalicionin e saj me Levizjen Besa, dega Dibër për zgjedhjen e kreut të kësaj komunë që duhet të mbahen me ato presidenciale.
Lëvizja Besa, dega Dibër nga burime të konfirmuara për Agjencin e Lajmeve Zhural, kanë konfirmuar prishjen e koalicionit, duke theksuar se “Aleanca për Shqiptarët me filizofinë e saj destruktive të kthyer në ves, sonte në afatin e fundit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të 21 prillit e prishi koalicionin e saj me Levizjen Besa”, tha burimi për Zhurnal.mk
Nga kjo parti theksojnë se që do të shqirtojnë gjithçka, dhe do të pozicionohen arsyeshëm për kandidatin që moralisht është më afër filozofisë së tyre, përcjell Zhurnal.mk