Sot Parlamenti Evropian (PE), e ka miratuar rezolutën e propozuar për dënimin e agresionit serb që u bë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të këtij viti, shkruan Fol Drejt.
Deputetët evropianë sot votuan pesë propozim-rezolutat për çështjen e Banjskës, të cilat janë përmbledhur në një rezolutë të përbashkët.
Pas votimit të kësaj draft-rezolute, pritet të vendosen sanksione ndaj Serbisë.
Draft-rezoluta kanë propozuar “S&D Group”, grupi politik pro-evropian, grupi i “Të Gjelbërve/Aleanca e Lirë Evropiane”, grupi i Kosnervatorëve dhe Reformistëve Evropianë, si dhe grupi më i madh dhe më i vjetër në parlament i quajtur “PPE”./FolDrejt/