Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 50 mijë euro për Këshillin Nacional Shqiptar.
Ky vendim u mor gjatë punimeve në mbledhjen e sotme të qeverisë.
“Sipas kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe në bazë të kërkesës të parashtruar, propozohet të ndahet vlera financiare prej 50 mijë euro në mbështetje të aktiviteteve lobuese të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësueseve shqiptarë atje”, është shprehur me këtë rast Kryeministri Albin Kurti.
Kjo nuk është hera e parë që Qeveria e Kosovës e ndihmon me mjete financiare Luginën e Preshevës./FolDrejt/