Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), kanë kërkuan të enjten lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës që u rrëmbyen nga forcat serbe së fundmi, raporton Fol Drejt.
Ishte Metthew Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i cili e artikuloi këtë qëndrim gjatë një konference për shtyp gjatë ditës së sotme.
“Ne besojmë se si Kosova dhe Serbia duhet të marrin masa për të shtensionuar situatën dhe kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës që u ndaluan së fundmi”, tha ai.
Madje Miller tha se të dyja palët duhet të ndjekin planin tre pikësh që ka propozuar BE. Ai tha që Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti duhet të garantojë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre nga vend-ndodhje alternative dhe të tërheqë forcat e policisë tha ai.
Për më shumë ndiqeni konferencën e tij në linkun në vijim: