Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Ekskluzive/Skandaloze: Qeveria i zvogëlon shtesat e fëmijëve për t’i dëmtuar familjet me shumë fëmijë

6 vjet më parë
in LAJME, MAQEDONIA VERIORE, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Shkup, 31 Maj, Zhurnal.mk – Me ligjin e ri për shtesa fëmijësh nga qeveria e Zoran Zaevit i  cili është miratuar me 21 Maj nga parlamenti, familjet të cilat kanë tre e më shumë fëmijë do të marrin më pak para sesa që marrin tash vetëm për fëmijën e tretë, e në të njëjtën kohë zvogëlohet edhe buxheti mujor i shtetit për shtesa fëmijësh, përcjell foldrejt.com.

Me ligjin e vjetër, familjet që kanë tre e më shumë fëmijë marrin afro 8300 Denar ( 134,60 Euro me kursin e sotëm të ndërrimit të valutës) në muaj për fëmijën e tretë. Të njëjtat familje nuk marrin asgjë edhe për fëmijët e tjerë (dy fëmijët e parë e as për fëmijën e katërt e të pestin).

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Ligji i ri i hartuar nga Ministria për Çështje Sociale, përkatësisht nga ministrja Mila Carovska, në nenin 16 thotë se tash familjet do të marrin shtesa për të gjithë fëmijët, dhe shuma ndryshon varësisht nga numri i fëmijëve dhe varësisht nëse ata janë të moshës shkollore apo jo.

Neni 16 i ligjit:

Neni 31 ndryshohet dhe do të jetë:

“(1) Shuma e shtesave për fëmijët varet nga numri i fëmijëve në familje dhe moshës së fëmijëve.

(2) Nëse në familje ka një fëmijë të moshës shkollore sipas ligjit, shuma e shtesave të fëmijëve për një fëmijë është 1000 denarë në muaj, ndërsa për dy apo më tepër fëmijë në familje është 1600 denarë në muaj për të gjithë fëmijët.

(3) Nëse në familje ka fëmijë i cili nuk është në moshë shkollore, sipas ligjit, shuma e shtesave për fëmijë për një fëmijë është 1200 denarë në muaj, për dy apo më tepër fëmijë është 1900 denarë në muaj për të gjithë fëmijët.

(4) Nëse në familje ka dy ose më tepër fëmijë, të cilët nuk janë në moshë shkollore, shuma e shtesave për fëmijët për të gjithë fëmijët do të jetë 1600 denarë në muaj.

(5) Shuma e shtesave për fëmijët nga paragrafet (2), (3) dhe (4) të këtij neni përputhet me rritjen e harxhimeve për jetë për vitin e kaluar, të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar për vitin aktual.

(6) Në rast kur nuk ka rritje të harxhimeve për jetë për vitin e kaluar, nuk bëhet ndryshim të shumës të shtesave për fëmijët

Në pikat 2, 3 dhe 4, në formën e këtillë mbetet e pa qartë nëse për familjet që kanë dy e më shumë fëmijë shuma e përmendur është shuma totale për krejt fëmijët apo për secilin për fëmijët.

Në pikën 2, mbetet e pa qartë nëse 1600 denarë do të jetë shumë totale në muaj për “dy apo me tepër” fëmijët apo nëse secili nga fëmijët do të marrin nga 1600 denarë (25,90 Euro) në muaj.

Paqartësia mbetet e njëjtë edhe për pikën tre ku flitet për 1900 denarë (30,76 Euro), dhe pikën katër, po ashtu flitet për 1600 denarë (25,95 Euro) në muaj.

Ministrja Carovska më herët dhe para dy dite edhe LSDM-ja në një komunikatë tha se me draft-ligjin në të ardhmen do të marrin shtesa fëmijësh 73500 fëmijë.

LSDM komunikata:

Të dhënat e siguruara nga Zhurnal.mk para disa javëve nga burimet zyrtare thonë se janë 29120 fëmijë që marrin shtesa mujore për fëmijë (pra fëmija i tretë) në vlerë prej afro 8300 denarë (134,60 Euro) në muaj.

Prej tyre 47,03 % janë familje shqiptare; 32,97 % familje maqedonase  dhe 19,98 %  familje të etnive të tjera.

Por me ligjin e ri këto familje që kanë tre dhe më shumë fëmijë, dhe familjet e tjera që do të shtohen në 3 e më shumë fëmijë, do të marrin më pak para (shtesa fëmijësh) për çdo muaj sesa që kanë marrë vetëm për fëmijën e tretë sipas ligjit të vjetër, edhe pse do të marrin për secilin fëmijë për çdo muaj.

E prej familjeve më të goditura do të jenë familjet shqiptare të cilat pra përbëjnë afro gjysmën e familjeve në Maqedoni të Veriut që marrin shtesa fëmijësh për fëmijen e tretë, pra që kanë së paku tre fëmijë.

Buxheti i tashëm me ligj të vjetër thotë se shuma totale që qeveria paguan për 29120 fëmijë të tretë për shtesa fëmijësh është 3,919,552.00 Milion Euro për çdo muaj (pra afër katër milion euro në muaj).

Një matematikë e thjeshtë thotë se me ligjin e ri të qeverisë së Zoran Zaevit kjo shumë totale mujore do të zvogëlohet edhe nëse interpretimet e pikave 2, 3 dhe 4 të ligjit do të jenë optimale, pra nëse për secilin fëmijë do të jepen nga 1900 denarë në muaj  (30.81 Euro).

Nëse është për t’u bazuar në LSDM e cila para dy ditësh e përsëriti në një komunikatë se me ligjin e ri numri i fëmijëve që do të marrin shtesa fëmijësh do të rritet në 73500 fëmijë, atëherë sipas llogaritjeve del se për kaq fëmijë (73500) dhe 30.81 Euro për secilin për ta në muaj ( rastin optimal) shuma totale dhe maksimale në krejt Maqedoninë e Veriut për shtesa fëmijësh në muaj do të jetë 2,264,535.00 Euro milion për çdo muaj ( pra pak më shumë se dy milion e dyqind mijë euro).

Në rastin konkret një familje e cila aktualisht merr afro 134,60 Euro në muaj për fëmijën e tretë (dhe vetëm për atë), e njëjta familje me ligjin e ri dhe pas periudhës kalimtare do të marrë në rastin optimal një total prej 92,43 Euro në muaj për të tre fëmijët gjithsejtë (3×30,81 Euro), pra 42,17 Euro më pak për çdo muaj në krahasim deri më tash.

Por, meqë jo të gjitha familjet kanë nga tre e më shumë fëmijë por kanë më pak fëmijë, atëherë buxheti mujor që qeveria do të paguajë do të jetë edhe më i vogël, sepse pagesat, shtesat e fëmijëve zvogëlohen varësisht nëse familjet kanë 1 apo 2 fëmijë dhe ato bien në 1000 apo 1200 denarë varësisht a janë ata të moshës shkollore apo parashkollore.

LSDM komunikata:

U bënë gati dy muaj që ministrja Carovska po refuzon që të jap intervistë për Zhurnal.mk për këtë ligj i cili tashmë është miratuar në parlament javën e kaluar edhe me pajtimin e partive shqiptare.

Edhe zyra për shtyp e LSDM-së ka refuzuar që të jap sqarime për Zhurnal.mk për komunikatën e saj të para dy ditëve/Zhurnal.mk.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Plazhet mbeten nën kompetencë të komunave

Lajmi tjetër

Japonezi Ohsumi, tregon se si pastrohet trupi gjatë Ramazanit

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM