60 përqind e grekëve janë të shqetësuar për tensionet e fundit mes Athinës dhe Ankarasë, veçanërisht pas marrëveshjes detare mes Turqisë dhe Libisë, thotë një anketë e Pulse for Skai, përcjell Kathimerini, transmeton foldrejt.com.
Sa u takon votuesve grek, më të shqetësuar janë ata të Lëvizjes për Ndryshim (KINAL) me 75 përqind, ndjekur nga votuesit e Demokracisë së Re (68 përqind) dhe më pas ata të Syriza me 53 përqind.
Kur jemi te anketa e njëjtë, SYRIZA tashmë është 13 pikë pas pushtetit të Demokracisë së Re (ND). Konkretisht qeveria e ND mbështetet nga 38 përqind, kurse SYRIZA me 25 përqind./Foldrejt.com