Ekspertët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për mjetet e pashpërthyera kanë mbajtur ligjërata vetëdijësuese për përdorimin e mjeteve piroteknike para nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të ulta në mbarë vendin.
Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, me anë të një postimi në Facebook.
Mehaj ka vlerësuar se vetëdijësimi i nxënësve për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike është ndër aktivitetet më të rëndësishme në prag të festave të fundvitit.
“Forca e Sigurisë së Kosovës mbi çdo detyrë ka mbrojtjen e jetërave të qytetarëve të vendit pa dallim.
Fishekzjarrët argëtojnë por edhe lëndojnë!
Kujdesuni për veten dhe të tjerët!”, shkruan tutje Mehaj./FolDrejt/