Një numër i vogël i njerëzve mund të flenë brenda pak minutash.
Ekspertja e gjumit, Rosie Osmun, bëri të ditur se një vakt me oriz katër orë para gjumit mund t’ju ndihmojë të flini më shpejt.
“Studimet kanë zbuluar se ngrënia e karbohidrateve afërsisht katër orë para gjumit mund të shkurtojë kohën që duhet për të fjetur, kështu që përpiquni të përfshini karbohidratet në darkën tuaj”, u shpreh ajo.
Një studim tregoi se kur burrat hanin karbohidrate para gjumit, flinin më shpejt, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Megjithëse ky studim i veçantë sugjeroi se karbohidratet me GI të lartë janë më të mirat për gjumë, ato mund të përfshijnë ushqime me sheqer, të tilla si ëmbëlsira, donuts dhe gjëra të paketuara.
Mirëpo, përkundër këtij studimi, ekspertët prapë nuk rekomandojnë që të konsumoni sheqer para gjumit.
Njerëzit që menaxhojnë peshën e tyre ose që kanë diabet të tipit 1 ose 2 duhet të konsiderojnë shmangien e këtyre ushqimeve, sepse ato shkaktojnë rritje të niveleve të sheqerit në gjak.