Drizan Shala, ekspert i sigurisë, duke e komentuar ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në komunat veriore, pas tensioneve të shfaqura në momentin kur kryetarët e komunave të sapozgjedhur provuan t’i merrnin detyrat, tha se intervenimi i njësive të policisë, ishte shumë profesional, shkruan Fol Drejt.
“Në kuptimin operacional, është një ndër ndërhyrjet më profesionale të mundshme”, e që sipas tij, i bie se “kanë marr mësim nga herët e kaluara.”
Ai më tej ka shtjelluar më tutje se intervenimi u gërshetua me përfshirjen e “Njësisë Speciale Operative dhe Njësisë Speciale Intervenuese.”
Shala në një bisedë për RTV Dukagjini ka thënë se forca e përdorur kundrejt turmës së grumbulluar, ka qenë në masën e duhur, pa shkaktuar efekte anësore.
Intervenimin e policisë, e lavdëroi edhe Valdet Hoxha, njohës i këtyre çështjeve.
Sipas tij “policia nuk bënë politikë” andaj, “duhet të jemi krenar” sipas tij, për këto veprime shumë efikase.
Sipas informatave më të reja që na vijnë nga atje, edhe njësi të KFOR-it, janë duke u grumbulluar në veri, ndërsa situata po vjen duke u qetësuar./FolDrejt/