Vaksinat kundër COVID-19 nuk do t’i japin fund pandemisë, nëse të gjitha vendet nuk i marrin vaksinat shpejt dhe në mënyrë të drejtë.
Ndërsa disa vende po shqyrtojnë zbatimin e pasaportave të vaksinave para rifillimit të udhëtimeve ndërkombëtare, autorët e kësaj letre të hapur, të botuar në revistën “The Lancet” besojnë se grumbullimi i dozave të vaksinave në vendet më të pasura mund të zgjasë krizën shëndetësore.
“Në qoftë se vaksinat nuk shpërndahen në mënyrë më të drejtë, mund të kalojnë vite para se koronavirusi i ri të vihet nën kontroll globalisht”. -tha autori kryesor Olivier Wouters, nga “London School of Economics and Science Science”.
Letra u bën thirrje prodhuesve të përshpejtojnë transferimet e teknologjisë në vendet në zhvillim, në mënyrë që ata të mund të prodhojnë doza në vend.