Nënvarianti i Omicronit, i njohur si “Motra” e tij, po thuhet se është i butë dhe se mund të qëndrojë vetëm një muaj.
Mendohet që ky nënvariant të jetë më shpejtë i përhapshëm, por më pak i rëndë, sidomos te personat e vaksinuar.
Ekspertët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar thonë se përqindja më e madhe e rasteve brenda këtij muaji ka qenë me këtë nënvariant, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
“Motra e Omicronit” është përhapur në të paktën 40 vende, kryesisht në Danimarkë, Indi dhe Suedi, por shkencëtarët nuk besojnë se shkakton një sëmundje më të rëndë se lloji origjinal i Omicronit.
Ndryshe, bëhet e ditur se në Mbretërinë e Bashkuar, që nga 21 janari, janë konfirmuar 426 raste me këtë nënvariant.