Ekspertët ukrainas kanë mbërritur në vendin e një shpërthimi në Poloni pasi një raketë goditi një fshat kufitar që la dy të vdekur, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Dmytro Kuleba, shkroi në Twitter: “Ekspertët ukrainas po punojnë tashmë në vendin e tragjedisë në Przewodów të shkaktuar nga terrori raketor rus kundër Ukrainës.
“I jam mirënjohës palës polake që u dha atyre akses. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në mënyrë të hapur dhe konstruktive, siç bëjnë miqtë më të afërt.”/FolDrejt/