Eksperti i Ballkanit Perëndimor, Norbert Mappes-Niediek, në një intervistë eksluzive për televizionin më të madh zviceran SRF, ka theksuar se pas zgjedhjeve të 6 tetorit, në “Kosovë nuk pritet të ketë më shumë stabilitet”. Kjo pasi opozita përveç tjerash, ka edhe një kurs nacionalist, që nuk preferohet nga të huajt.
Ana tjetër e opozitës
Sipas tij, Vetëvendosja është e prirur të luftojë korrupcionin dhe të sjellë drejtësi të pavarur. Kjo tingëllon mjaft mirë në popullatë, por normalisht nuk është pa rrezik, pasi duhet të luftohet me një rrjet të fuqishëm kriminal, përcjell foldrejt.com.
Kur flet për Vjosa Osmanin, Niediek, pavarësisht respektin që shfaq kundrejt saj si juriste, nuk ngurron të thotë se ajo është në dyshim nëse do nominohej për kryeministre, pasi “ka disa çështje të pasqaruara brenda partisë së saj LDK”.
Në fund ai thotë se administrata ndërkombëtare ka udhëhequr me Kosovën deri 2008, kurse edhe më pas, ka vepruar si mbretëria britanike me Indinë.
“Megjithatë, kështu nuk udhëhiqet një vend, prej të cilit urohet që një ditë të jetë pjesë e strukturave europiane. Kështu udhëhiqen kolonitë e largëta”, tha në fund ai./Foldrejt.com