Kohët e fundit ylli shqiptar i Liverpulit, Xherdan Shaqiri po aktivizohet gjithmonë e më pak. Vetëm 18 minuta në 6 ndeshjet e fundit. Kjo ka çuar në dyshime të shumë tifozëve se mos vallë ekziston ndonjë problem mes trajnerit Jürgen Klopp dhe gjilanasit Xherdan Shaqirit. Por për ekspertin e të Kuqve, James Perce, gjithçka ka të bëjë me sistemin e Klopit, shkruan “SRF”.