E gjithë bota po shikon aktualisht Ukrainën, ku presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar 100,000 trupa ruse në kufirin e saj. Ka frikë në rritje se Moska do të nisë një pushtim të vendit, i cili ndodhet pikërisht në pragun e Evropës. Putin ka refuzuar të heqë dorë nga trupat e tij, duke kërkuar që NATO të refuzojë të pranojë Ukrainën në aleancën mbrojtëse.
Por eksperti i mbrojtjes Shashank Joshi, ka thënë se Putin mund të ketë në fakt synime të tjera, duke treguar për forcat ruse që aktualisht “trajnohen në Bjellorusi”, raporton express.uk.
Joshi tha se është e mundur që udhëheqësi rus mund të jetë duke u përpjekur për një “integrim afatgjatë” të fuqisë ushtarake ruse dhe bjelloruse.