Sot një mjet i vogël fluturues i paidentifikuar (mini-UAV) rreth orës 14:00 ka rënë në një shtëpi private në Mitrovicë.
KFOR-i e ka konfirmuar se droni iu përket atyre.
Sipas tyre droni po kryente një mision rutinë monitorimi në mbështetje të aktiviteteve të KFOR-it.
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka treguar për specifikacionet e mjetit fluturues.
“Droni nuk është i ngjashëm me atë të rënë në Kroaci, ky është dron taktik, fluturon deri në 40 km ( në hapësirë pamore) nga pika ku është operatori, në lartësi deri në 4500 m. Ka motor elektrik me helike”.
Kajtazi thotë se lloje të tilla të dronëve në rajon posedon vetëm Kroacia.
Sipas tij mjeti është i tipit Skylar 1 LM, prodhim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Telegrafi/