Një incident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Liqenit të Thatë. Bëhet e ditur se në orën 04:35, në një servis automjetesh, në pronësi të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al/